Më 19 janar rikthehet Parlamenti. Janë dy reforma në vështirësi

Dy reforma të rëndësishme, zgjedhorja dhe territorialja janë pezull dhe priten që të kalojnë këtë sesion parlamentar që rinis më 19 Janar. Demokratët i bojkotuan që në dhjetor dhe nuk janë gati të rikthehen.

Socialistët nuk i zhvillojnë dot votat të vetme, sepse këto dy tryeza i kanë karriget e barabarta si për PS, ashtu edhe për PD. Bashkëkryetarët gjithashtu janë një element që pengojnë të mblidhet njëra palë, teksa mungon tjetra.

Socialistët në dhjetor u shfaqën të qartë, kur paralajmëruan se do ta presin reflektimin e palës tjetër deri në nisje të këtij sesioni, përndryshe zhbëjnë formulën e konsensusit dhe marrin shumicën e vendeve në tryezë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngelet për tu parë nëse PS do të kalojë në zbatim konkret të këtij plani, kur Bashkimi Evropian ka kërkuar gjithëpërfshirje dhe jo reforma të njëanshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?