Me 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime, rrëzohet Kurti 3 në Kuvendin e Kosovës

Mandatari për kryeminsitër, Albin Kurti ka dështuar ta formojë qeverinë e re.

Ai në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka marrë vetëm 56 vota për, ndërkaq 52 vota ishin kundër, kurse katër deputetë abstenuan.

Në votim kanë marrë pjesë 108 deputetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rezultat partitë politike mund të përballen me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa disa procese të rëndësishme si miratimi i Buxhetit dhe funksionimi i institucioneve mbeten të pazgjidhura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedh Qeverinë e re, pasi që LVV nuk pati numra të majftushëm për votim. Pro propozimit ishin vetëm 56 vota për, 52 kundër dhe 4 abstenim.

Ky është kabineti i propozuar nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti
i mandatuari për kryeministër,
Glauk Konjufca, Zëvëndëskryeministër I parë, dhe ministër I Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Donika Gervalla – Zëvëndëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë
Fikrim Damak – Zëvëndëskryeministër i tretë për çëshje të pakicave
Hekuran Murati – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale
Ejup Maqedonci – Ministër I Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme (MPB)
Lulzon Jagxhiu – Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit
Avni Zogiani – Ministër i Arsimit
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësis
Fatmir Spahiu – Ministër i Kulturës dhe Turizmit
Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
Rasim Demiri – Ministër i Administrimit të Përgjithshëm dhe Politikat Lokale (MAPL)
Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit
Armend Muja – Ministër i Bujqësisë
Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Mimoza Kusari – Ministër I Industrisë dhe Tregtisë dhe i Integrimeve Evropiane
Artane Rizvanolli – Ministre e Energjisë
Nenad Rashiq – Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit
Sejnur Veshall – Ministër i Zhvillimit Rajonal

/Kosovapress/

Seanca për Qeverinë, drejtpërdrejt nga Kuvendi i Kosovës

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?