
Një numër i lartë qytetarësh nga Lezha janë nisur drejt Tiranës për protestën e thirrur nga PD përballë Kryeministrisë në orën 19:00, duke formuar autokolona të gjata me automjete të mbushura me flamujt e Partisë Demokratike. Pjesëmarrja e sotme pritet të jetë një tregues i qartë i mbështetjes së gjerë për opozitën. Sakaq sonte pas shumë protestash që janë zhvilluar në rrugë, do të rikthehen fjalimet.