Me Kryeministrin Rama në “Zëdhënës malesh”, FLASIM për traditën e zhvillimit rural me Julian Hupi nga Bulqiza

Julian Hupi nga Bulqiza ishte një nga protagonistët e episodit të gjashtë të podkastit “Flasim – Zëdhënës malesh” të kryeministrit Edi Rama, ku ndau historinë e transformimit të “Kullës Hupi” në një shembull të ringjalljes së traditës dhe zhvillimit rural.

Juliani u shpreh se pjesëmarrja në këtë podcast ishte një mundësi për të ndarë rrugëtimin e tij, që tashmë ka frymëzuar shumë të rinj në zonë.

“Është nder i madh për mua të ndaj historinë e Kullës Hupi, një model i ringjalljes së traditës dhe zhvillimit rural. Doja të tregoja rrugëtimin tonë, i cili ka frymëzuar shumë të rinj në zonën tonë”, tha ai.

Kryeministri Rama vlerësoi përpjekjet e Julianit për të rikthyer në jetë kullën e vjetër familjare, pavarësisht kushteve të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që ke bërë ti në atë vend ku thonë se “s’e ha pula gurin, por guri pulën”, pa rrugë, pa drita, pa asgjë… të marrësh atë kullën e vjetër, të fillosh të ëndërrosh, të hapësh dyert, të presësh njerëzit, duke mbijetuar me vështirësi e duke ndërtuar gur pas guri, çdo gjë me kujdes… është për të hequr kapelën”, u shpreh Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur mbi objektivin e radhës, Juliani vuri në dukje rëndësinë e infrastrukturës së re për zonën dhe vizionin e tij për transformimin e luginës.

“Kryeministër, vij sot nga Rruga e Arbrit, një investim i jashtëzakonshëm, të arrish për 45 minuta në Tiranë. Rruga e re u ka dhënë shpresë mijëra familjeve të kthehen nga emigracioni. Tani shoh rreth vetes që modeli i kullës po përhapet dhe po investohet akoma më shumë”, tha ai.

Juliani shtoi se ëndërron që lugina e zonës të shndërrohet në një ndër luginat më ekologjike në Shqipëri.

“Ka të gjitha mundësitë. Shtëpitë dykatëshe prej guri e druri, me disa ndërhyrje të vogla, me një oborr të kuruar dhe disa elementë argëtues si kafshë, mund të ringjallnin diçka të jashtëzakonshme”, u shpreh ai.

Ai tregoi gjithashtu se 300 metra larg, një banor i zonës, i kthyer nga Anglia, po ndërton një bujtinë të re, ndërsa një tjetër i ri po investon në një stan në mal.

Sipas Julianit, këto shembuj tregojnë se fshati po merr jetë.

Ai falënderoi qeverinë për “Paketën e Maleve”, e cila, sipas tij, ka dhënë një shtysë vendimtare për banorët që nuk kanë pasur mundësi financiare.

“Me këtë mbështetje ata mund të nisin të ngrejnë diçka e të zgjerojnë hap pas hapi punën e tyre”, shtoi Juliani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?