Media britanike: Shqipëria, xhevahiri ballkanik mes destinacioneve evropiane më ekonomike për pushime

Udhëtimet mund të jenë të shtrenjta, por nëse bëni zgjedhjen e duhur, ato mund të jenë më të përballueshme nga sa mendoni, shkruan Selene Nelson në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “RestLess”.

Ekzistojnë shumë destinacione magjepsëse, tërheqëse dhe me kosto të ulët për t’u eksploruar – shumë prej të cilave ndodhen shumë pranë Britanisë së Madhe, në Evropë.

Nëse ëndërroni pushime që nuk ju rëndojnë financiarisht, nuk ka asnjë arsye pse të mos gjeni një alternativë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Revista britanike “RestLess” ka zgjedhur 14 destinacionet më të lira për të vizituar në Evropë, mes të cilave renditet edhe Shqipëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria

Përgatituni për një udhëtim që do t’ju çojë në zemrën e këtij xhevahiri ballkanik.

Nga qyteti magjepsës i Tiranës deri te Riviera Shqiptare mahnitëse, ky tur do t’ju njohë me historinë dhe kulturën e gjallë të këtij cepi të bukur të Evropës.

Kryeqyteti, Tirana, njihet për arkitekturën e tij shumëngjyrëshe të periudhave osmane, italiane dhe sovjetike, ndërsa muzeu i fshehtë i përgjimeve ofron një pasqyrë mbi të kaluarën komuniste të vendit.

Duke vazhduar në gjurmët e historisë, vendi ofron një sërë qytetesh dhe fshatrash malorë mesjetarë për t’u eksploruar, secili me historitë e veta për të treguar, si dhe vende arkeologjike për një përjetim që ju kthen pas në kohë, ku Apolonia është një nga pikat më të veçanta.

Riviera spektakolare Shqiptare ofron një pamje që të lë pa frymë.

Ndërsa resorti i Sarandës gëzon një vendndodhje të lakmueshme në Rivierë, i vendosur mes detit Jon dhe kodrave të mbushura me ullishte.

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit për një pjesë të madhe të shekullit XX, Shqipëria ka qenë për një kohë të gjatë një nga sekretet më të ruajtura të Evropës.

Por sot, Shqipëria është e hapur dhe nuk do të kalojë shumë kohë derisa një fluks i madh turistësh të vërshojnë drejt vendit.

Bregdeti i saj i lakuar – i njohur si Riviera Shqiptare – është i mbushur me plazhe mahnitëse dhe ujëra të kaltra dhe të thellë.

Edhe zonat më të njohura bregdetare, si Dhërmiu dhe Ksamili, ende nuk përjetojnë një fluks të madh turizmi ndërkombëtar.

Si rezultat, akomodimi, ushqimi dhe transporti mbeten relativisht të lira.

Në brendësi të vendit do të gjeni male madhështore, qytete me kështjella, kala të rrënuara dhe një numër të madh rrënojash të lashta greke dhe romake.

Nëse jeni i apasionuar pas historisë, aventurës apo plazhit, Shqipëria ofron diçka për të gjithë.

Kryeqyteti plot gjallëri, Tirana, është një bazë e shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga vendet më të përballueshme në Evropë për të ngrënë jashtë.

Media britanike “RestLess” ka rekomanduar 14 vendet më të lira për pushime në Evropë:

Shqipëria
Mali i Zi
Portugalia
Malta
Republika Çeke
Greqia
Sllovakia
Bullgaria
Polonia
Rumania
Hungaria
Bosnjë-Hercegovina
Sllovenia
Estonia

https://restless.co.uk/travel/the-cheapest-countries-to-visit-in-europe/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?