Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 23:22 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Kombëtares shqiptare ndaj Finlandës, duke ndarë një moment nga darka e Komunitetit Politik Evropian, ku ishte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria-Finlanda
  • Air Albania
  • Akuzat e Veliajt
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Debati kushtetues
  • Teoria 13 nëntori
  • Negociatat me Iranin
  • Aksidenti tragjik
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Media e huaj: Shqipëria sfidon Greqinë dhe Spanjën, renditet ndër arratisjet më ekonomike në Evropë

Lajme E enjte, 28 Maj 2026 09:17
Media e huaj: Shqipëria sfidon Greqinë dhe Spanjën, renditet ndër arratisjet më ekonomike në Evropë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Money talks”, (Paraja flet) dhe këtë po e dëshmojnë gjithnjë e më shumë turistët që po zgjedhin destinacione me kosto të përballueshme, pa hequr dorë nga cilësia e pushimeve, shkruan Sam Sears në një artikull të botuar në “Travel off Path”.

Për vite me radhë, shumë turistë kanë ndjekur të njëjtat destinacione klasike verore si — ishujt grekë, Rivierën Franceze apo brigjet e njohura të Spanjës.

Por këtë verë, sipas ekspertëve të udhëtimeve, vëmendja po zhvendoset drejt destinacioneve që ofrojnë eksperienca të jashtëzakonshme me çmime shumë më të favorshme.

Në këtë listë, Shqipëria renditet ndër tre destinacionet më të lira bregdetare në Evropë për pushime në 2026, së bashku me Letoninë dhe Malin e Zi, sipas “Travel Off Path”.

Shqipëria: Destinacioni turistik më ekonomik në Mesdhe

Ndërsa Greqia vazhdon të mbetet një prej destinacioneve më të preferuara në Mesdhe, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një alternativë autentike, moderne dhe shumë më ekonomike.

Ky vend, prej vitesh po ngjitet në hartën turistike ndërkombëtare, por ende nuk është prekur nga çmimet e larta, që karakterizojnë destinacionet e mbipopulluara turistike të rajonit.

Pikërisht ky kombinim mes bukurisë natyrore, mikpritjes dhe kostove të ulëta, po e bën Shqipërinë një prej destinacioneve surprizë, më kryesore turistike të Evropës.

Nga plazhet e kristalta të Ksamilit, të cilat shpesh cilësohen si “Maldivet e Mesdheut”, te brigjet e qeta dhe autentike të Himarës apo gjiret mahnitëse me ujëra turkez të Dhërmiut, Shqipëria ofron një vijë bregdetare spektakolare dhe peizazhe që konsiderohen ndër më të bukurat dhe më të paprekurat në Evropë.

Gjithashtu, kryeqyteti, Tirana, cilësohet si një destinacion shumë i vlerësuar, veçanërisht nga adhuruesit e gastronomisë.

Tirana përshkruhet si një “Athinë në miniaturë”, por pa turmat e mëdha turistike, duke ofruar një atmosferë moderne, jetë nate dinamike dhe kuzhinë tradicionale e ndërkombëtare me çmime të arsyeshme.

Sipas ekspertëve, kostot mesatare në Shqipëri mbeten shumë konkurruese krahasuar me pjesën më të madhe të Mesdheut.

Një dhomë në hotel me katër yje kushton 70 – 129 dollarë nata.

Darka për dy persona në restorant kushton 29 – 47 dollarë.

Bileta e transportit publik kushton 1,17 dollarë

Hyrja në muze fillon nga 5 – 11 dollarë.

Një tjetër element që po tërheq turistët është edhe siguria.

Turistët e kanë vlerësuar Shqipërinë me 84 nga 100 pikë për nivelin e sigurisë, duke e renditur jo vetëm si destinacionin më ekonomik, por edhe si më të sigurtin ndër tre vendet e përfshira në listë.

Me Rivierën spektakolare, qytetet plot jetë, trashëgiminë e pasur kulturore dhe çmimet e përballueshme, Shqipëria po konfirmohet si një prej destinacioneve më tërheqëse turistike të Evropës për verën 2026.

Mund t'ju interesojë

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet...

Para 6 orësh
Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Para 6 orësh
Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Detaje nga Asambleja e PS-së të shtunën, dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?

Para 8 orësh

Etiketat e lidhura

media e huajTiraneturizem
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 6 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 6 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë
Para 6 orësh

Klopp: Ekipi gjerman ka nevojë për kohë

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS
Para 7 orësh

Lionel Messi, sërish në listën e finalistëve për MVP-në e MLS

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 6 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 11 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 14 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 6 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.