Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Media italiane: Vjeshta në Shqipëri, koha ideale për të zbuluar Rivierën, Alpet dhe qytetet historike

Lajme E martë, 1 Shtator 2026 09:19
Media italiane: Vjeshta në Shqipëri, koha ideale për të zbuluar Rivierën, Alpet dhe qytetet historike
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pranvera dhe fillimi i vjeshtës janë periudhat më të përshtatshme për të vizituar Shqipërinë, pasi temperaturat janë të ngrohta dhe mundësojnë shijimin e plazheve, shëtitjeve dhe vizitave turistike, pa fluksin dhe çmimet e sezonit të lartë, shkruan media italiane “Lonely Planet Italia”.

Në tetor, temperaturat e larta të korrikut dhe gushtit kanë përfunduar, reshjet e dendura të nëntorit ende nuk kanë mbërritur dhe flukset turistike, që gjatë verës mbushin bregdetin janë reduktuar.

Klima në tetor

Në tetor, temperatura mesatare maksimale gjatë ditës është 21°C, ndërsa gjatë muajit ka rreth dhjetë ditë me reshje.

Shtatori është ende më i ngrohtë, me 25°C dhe gjashtë ditë me reshje, por në tetor bregdeti i Jonit fillon të zbrazet dhe çmimet ulen ndjeshëm.

Nëntori ndryshon gjithçka

Temperatura prej 16°C dhe 17 ditë me reshje shënojnë hyrjen në periudhën më të vështirë të vitit, kur shumë struktura turistike bregdetare reduktojnë oraret e punës ose mbyllen.

Tetori përbën një periudhë veçanërisht të përshtatshme për të vizituar Shqipërinë, pasi temperaturat më të moderuara krijojnë kushte të favorshme për shëtitje dhe vizita turistike, pa vapën dhe lagështinë e lartë karakteristike të muajve të verës.

Në varësi të kushteve atmosferike, edhe moti mund të jetë i favorshëm për aktivitete në natyrë.

Gjirokastra dhe Berati: Vjeshta në qytetet e gurta

Nga prilli deri në fund të qershorit dhe më pas sërish, nga shtatori deri në mes të nëntorit, ka më pak njerëz, trafiku është më i lehtë, malet janë në gjendjen e tyre më të bukur dhe ajri përreth është më i freskët.

Mbi të gjitha, rikthehet një qetësi që në kulmin e verës humbet.

Gjirokastra është një qytet me shtëpi-kështjella, gurë dhe kala.

Në tetor, peizazhi duket sikur e rifiton këtë forcë të veçantë.

Në Berat, qyteti i shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO dhe i njohur si qyteti i një mbi një dritareve, tetori përkon me një nga aktivitetet më interesante të kalendarit shqiptar: “Verë dhe Histori”, festival kushtuar verës dhe trashëgimisë së qytetit, është një aktivitet me karakter kulturor dhe gastronomik.

Edhe ikonat e Muzeut “Onufri”, kalaja mesjetare dhe lagjet historike të Mangalemit e Goricës, mund të vizitohen pa turmat e muajit gusht.

Kanioni i Osumit

Kanioni i Osumit, në brendësi të territorit të Beratit, është një nga kanionet më spektakolare të Evropës, me mure shkëmbore të harkuara, ngushtica marramendëse dhe hapësira të gjera, në një grykë që zgjerohet gradualisht përgjatë luginës së Osumit.

Sezoni për aktivitetet brenda kanionit ndahet në dy faza.

E para, nga shkurti deri në qershor, është periudha e “rafting” të organizuar.

E dyta është ajo që përfshin tetorin, “hidrospeed”, kajak, not dhe kalime nëpër ngushtica janë ende të mundshme nga korriku deri në tetor.

Për ata që nuk dëshirojnë të futen në ujë, mbeten shëtitjet panoramike, me ndalesa në pikat e vrojtimit përgjatë rrugës.

Tirana në vjeshtë

Tirana është plot jetë, me një identitet që i shpëton çdo kategorie, dhe në vjeshtë mund të vizitohet më lehtësisht.

Presioni i muajve të verës zbutet, ndërsa Blloku, lagjja që dikur ishte e rezervuar për drejtuesit e regjimit, sot është qendra e jetës së natës, rikthehet në një ritëm më pak të vrullshëm.

Pazari i Ri, tregu i rinovuar, është vendi i duhur për të kuptuar se çfarë konsumojnë banorët e Tiranës kur turistët nuk janë aty.

Maratona e Tiranës, e cila më 25 tetor 2026 zhvillon edicionin e saj të 10-të, e shndërron për një ditë qytetin në një hapësirë të madhe të përbashkët urbane.

Edhe për ata që nuk vrapojnë, kjo është një mundësi për ta parë kryeqytetin në një formë të pazakontë.

Theth–Valbonë: Mundësia e fundit për “trekking” në Alpe

“Trekking” që lidh Thethin me Valbonën përmes Parkut Kombëtar të Alpeve Shqiptare është përgjithësisht i përshkueshëm nga maji deri në tetor.

Itinerari ndjek shtegun historik midis dy luginave dhe u rekomandohet personave të stërvitur dhe me një minimum përvoje në terren malor.

Rruga është rreth 15 kilometra e gjatë dhe kërkon 6–8 orë, me një diferencë lartësie prej rreth 1 000 metrash.

Ajo ngjitet deri në Qafën e Valbonës, në lartësinë 1 759 metra, dhe më pas zbret drejt banesave të para të luginës tjetër.

Shtegu është i shënuar me shenja bardhë e kuqe.

Tetori ofron mundësinë e fundit për ta përshkuar këtë itinerar, përpara se kushtet në lartësi të bëhen të pasigurta.

Parku Kombëtar i Alpeve Shqiptare

I krijuar në vitin 2022 përmes bashkimit të zonave të mbrojtura historike të Thethit dhe Valbonës, ai shtrihet në më shumë se 80 000 hektarë, me maja gëlqerore që arrijnë në afro 2 700 metra, si Maja e Jezercës, të ndërthurura me lugina të thella akullnajore dhe jashtëzakonisht të gjelbra.

Termalet, liqenet dhe lugina e Vjosës

Në Bënjë, pranë Përmetit, burimet termale natyrore ndodhen pranë një ure osmane, mbi ujërat sulfurore të kanionit të Lengaricës.

Vlen të ndaleni edhe për të shijuar glikonë, ëmbëlsirën tradicionale me fruta të plota të Përmetit, e cila shërbehet me një gotë ujë dhe kafe turke.

Kjo zonë konsiderohet një nga qendrat gastronomike të Shqipërisë juglindore.

Vjosa është një nga lumenjtë e mëdhenj të fundit të egër të Evropës.

Ky lum rrjedh në më shumë se 270 kilometra, nga malet e Pindit deri në Adriatik, pa diga, argjinatura apo pengesa artificiale.

Parku Kombëtar i Vjosës mbron të gjithë korridorin ekologjik, duke përfshirë brigjet me zhavorr, pyjet aluvionale dhe kthesat e lumit, të cilat janë habitat për specie të rralla si, ngjala evropiane dhe vidra.

Pogradeci, në brigjet e liqenit të Ohrit, në tetor është një oaz qetësie, me ujërat e cekëta dhe të ndritshme, kepat dhe fshatrat e peshkatarëve përgjatë bregut të liqenit.

Lagunat në tetor: Vrojtimi i shpendëve gjatë migrimit

Tetori është një nga periudhat kulmore për vrojtimin e shpendëve në zonat e lagështa të Shqipërisë.

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, në bregdetin e Adriatikut, është një nga zonat më të rëndësishme të vendit për shpendët dhe njihet veçanërisht për praninë e pelikanit kaçurrel.

Laguna e Nartës, në rrethinat e Vlorës, është veçanërisht interesante gjatë periudhave të migrimit, përfshirë tetorin, kur rrugët migratore të shpendëve ujorë, përshkojnë Shqipërinë në drejtim të jugut.

Peizazhi karakterizohet nga drita e ulët, kallamishtet dhe qetësia.

Riviera Shqiptare: Ende e hapur, pothuajse e zbrazët

Disa zona të Rivierës shqiptare mbeten aktive deri në tetor.

Gjatë këtyre javëve, në plazhet më të frekuentuara mund të gjenden ende shezlongë, çadra dhe bare, por pa fluksin e madh të gushtit.

Temperaturat e detit Jon, më të ngrohtë se Adriatiku, ulen gradualisht gjatë vjeshtës, por mbeten të përshtatshme për të shijuar detin.

Gjire të tillë si Gjipeja, ku arrihet në këmbë përmes mureve të larta shkëmbore, ose Kakomeja, e izoluar dhe e arritshme vetëm në këmbë ose me varkë, janë më të përshtatshme për ata që në tetor, dëshirojnë ende të shijojnë detin, por edhe ta kenë atë pothuajse vetëm për vete.

Himara mbetet një pikënisje e mirë për shtigjet bregdetare që të çojnë drejt Jalës për rreth dy orë, Gjipesë për rreth katër orë dhe Dhërmiut gjatë një dite të gjatë ecjeje. Ata

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 4 orësh
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 4 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 5 orësh

Etiketat e lidhura

Media Italiane
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 52 minutash

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 4 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 5 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 22 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.