Mediat spanjolle, Ronaldo dhe Irina Shayk fitues të Topit të Artë
Për mediat spanjolle nuk ka asnjë dyshim se Cristiano Ronaldo është jo vetëm favorit, por fituesi “Hot” i trofeut të Topit të Artë. Ai ka shkëlqyer jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Me të dashurën e tij, modelen, Irina Shayk, në faqet e para të medieve spanjolle, Ronaldo, shfaqet si fitues për herë të tretë i çmimit më prestigjioz individual për një futbollist në botë. “Marca” në faqe të parë e ka cilësuar atë “Arin e Ligës Spanjolle”, çka do të thotë se Ronaldo e ka fituar betejën me Messi, e sigurisht edhe për portierin gjerman Neuer.