Mediu: Të rishikohet Reforma në Drejtësi, s’mund të fitohet kredo se procedohen disa politikanë
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se Reforma në Drejtësi ka nevojë për një vlerësim dhe rishikim. Për të drejtësia e re ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Mediu shtoi gjithashtu se nuk mund të fitohet kredo në publik vetëm se po procedohen disa politikanë.
”Mendoj që është një vlerësim, përpara se të shkojmë te rishikimi. Për ta vlerësuar faktikisht a kemi një drejtësi të pavarur dhe funksionale apo jo. Drejtësia e pavarur dhe funksionale garantohet nga integriteti i njerëzve që janë në këtë sistem. Dhe duhet parë edhe organizimi dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë, për t’i dhënë drejtësi qytetarëve.
Edhe fakti që drejtësia përdoret në kundërshtim me kushtetutën në kodin e procedurës penale si një gjueti kundër autoritetit të opozitës siç ndodhi para zgjedhjeve, për të krijuar një ide që problemi është opozita dhe jo qeveria që ka 14 vite në pushtet pothuajse, është diçka që patjetër duhet rishikuar. Nuk mundet të fitohet kredo se po procedohen politikanë dhe nga ana tjetër të shkelet kushtetuta dhe ligji”.
KOHA JONË SONDAZH

