Mehdi Malkaj nga protesta: Rama nuk ka mbajtur premtimet, kemi vrarë frikën

Aktori Mehdi Malkaj ka marrë fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka përmbushur premtimet e bëra ndaj qytetarëve gjatë mandateve të tij në qeveri.

Në fjalën e tij, Malkaj u ndal te disa prej premtimeve kryesore të qeverisë, duke përmendur shëndetësinë, arsimin dhe pensionet, për të cilat tha se nuk janë realizuar.

“E keni vënë re që kryeministri thotë: ‘Unë do ta çoj deri në fund, se kam një kontratë’? Në kontratën që kemi bërë bashkë, ai ka thënë mjekësia falas. Ku është? Arsimi model ku është? Pensionistët që do të gëzonin, ku janë? Ku e gjen ai të drejtën të na thotë se çfarë do të bëjmë?”, u shpreh Malkaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktori u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë protestën, duke theksuar se, sipas tij, populli shqiptar nuk ka më frikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të vijë këtu dhe t’ia tregojmë kush është. Ne jemi populli shqiptar trim. Ne kemi vrarë frikën”, deklaroi ai.

Protesta para Kryeministrisë vijon me fjalime të pjesëmarrësve dhe organizatorëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime në drejtimin politik të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?