Mehmetaj: Si s’kanë guxim ministrat të pranojnë që buxheti për arsimin është ulur

Për deputeten e LSI-së Kejdi Mehmetaj është e paturp sjellja e ministrave që nuk kanë guxim të pranojnë përpara qytetarëve dhe 140 mijë studentëve aty, që buxheti për arsimin është ulur.

Fjala në Kuvend e deputetes së LSI-së

Tani kështu siç është kthyer Parlamenti, sidomos i kësaj legjislature, ku detyra kryesore e deputetëve, këtyre të mazhorancës, se pjesa tjetër e kanë parë qytetarët se çfarë kanë bërë në këtë vorbullën e trafikut të ligjeve, normalisht që nuk i vëmë dot faj disa deputetëve që nuk dijnë. Tani edhe padija është një histori më vete, por nuk kanë faj se kanë dëgjuar aq shumë mashtrime, mashtrime, mashtrime saqë kanë filluar ti besojnë për të vërteta, dhe nuk ndajnë dot veten dhe nuk kuptojnë dot që kanë pesë vite që janë në qeveri, kanë pesë vite që drejtojnë arsimin, edhe vazhdojnë akoma dhe merren për t’ja u vënë fajin të tjerëve. Po kujt tja vënë? Se kjo është e vetmja gjë që nuk jemi duke e kuptuar. A e di parafolësja, se kjo klika dhe ky pushteti i universiteteve në fakt e ka rrjedhojën pas zgjedhjeve që janë bërë, kur ministrinë dhe qeverinë e drejtonte partia e saj?! Po mbase dhe nuk e di dhe tani s’kemi çfarë ti bëjmë. Po a e di që ato bursat dhe tarifat në fakt janë miratuar me firmën e këtyre ministrave, që janë kolegët e saj të së njëjtës parti?! Mbase nuk e di dhe s’kemi çfarë ti bëjmë, sepse e thashë dijen dhe padijen e ndan një fije shumë e vogël, dhe kur kërkojnë të flasin për të gjitha, përfundojnë duke mos folur për asgjë. Të njëjtën gjë që bën edhe këta ministrat paraprak, që më vjen shumë keq ta prish etikën morale, sepse kjo foltore vetëm këtë gjë të detyron të bësh, që vazhdojnë me mashtrimet e tyre. Po si nuk kanë guxim të pranojnë përpara qytetarëve që ata 140 mijë studentë aty, në 16 ditë proteste që buxheti për arsimin është ulur. Është ulur në përqindje në këto vite ndaj PBB-së. Është ulur dhe le të sjellin një tabelë këtu nga ato të tyret që i shpërndajnë çdo vit nëpër Komisione dhe të tregojnë nëse ka qoftë edhe 1 01 rritje, përveçse uljes. Zero minus gjatë gjithë këtyre viteve edhe bie në kundërshtim edhe me veten e tyre sepse nuk mbajnë dot fjalët e tyre. Le të vijnë dhe të na tregojnë këtu këtë mashtrimin e madh se me atë 0.46 për qind që nuk mbulon dot as rrogat për 12 muaj të pedagogëve, këta do na hiqkan tarifat dhe do na jepkan edhe bursa. Po kë kujtojnë këta tani se po gënjejnë? A nuk ju dolën ata 140 mijë studentë që nuk kanë lënë auditor universitete që kërkon ta ndotë ky Kryeministër, që duhet të kishte dhënë dorëheqjen dy javë më parë. Nuk e ka kuptuar aty që nuk i mashtron dot këta 140 mijë studentë, sepse ja thanë në sy dhe nuk di se si mund të rrijë në këmbë një Kryeministër që studenti i këtij vendi e quan më keq se gogoli i fëmijëve, nuk e di, nuk e kuptoj dot. Dhe vazhdojnë pastaj shpifjet e këtyre për këto konviktet. Kontrata për konviktet me KFW-në është bërë në 2016-n, duhet të ishte mbyllur në 2018-n. U zunë për dy vite me radhë se kush do ta bënte tenderin, Ministria apo Bashkia dhe përfunduan duke kërkuar rritje fondi pa nisur akoma investimet për fazën e parë, për fondin e parë që kishin marrë dhe nuk dinin këta ministrat kur vinin nëpër komisione a ishin grante, a ishin fonde, a kredi a çfarë ishin se mendjen e kishin se kush do merrte tenderin dhe jo kush do rregullonte konviktin. Ato konvikte që kur ky kryeministër shkon aty nëpër auditore edhe bën të paditur përpara studentëve, u bie suvaja dhe i zë vajzat e djemtë e shqiptarëve aty në dush. Po s’ka si ti dijë ky kryeministër, as këta këtu se këta janë bërë të gjithë pushtetarë, nuk dinë asgjë tjetër përveç karriges së tyre dhe si të përfitojnë nga karrigia e tyre. Edhe më vjen shumë keq realisht, unë ndihem shumë e hidhëruar që, edhe ne në fakt kemi bërë një gabim shumë të madh,gabimin që tre vite më parë i besuam premtimeve të këtyre këtej mbrapa, se kështu janë këta. Shikojeni kryeministrin si bredh si “pare e kuqe” edhe pse nuk e pranon asnjë student më, nuk do ta shohë njeri me sy, i dalin të gjithë nga salla. Po ja tregojnë që nuk e durojnë dot më, që ka ardhur fundi i tij, del aty si “pare e kuqe”, përbetohet e stërbetohet që do na e ndryshoka këtë realitet se ky se paska kuptuar. E kujt i tregon që se ka kuptuar? Përveçse paaftësisë së tij, sepse një kryeministër që ka 5 vjet që qeverisë e nuk di se çarë ndodhë me fatin e 140 mijë studentëve, nuk është vetëm i paaftë, por vërteton te gjitha akuzat që janë bërë në 5 vite, që mendjen e ka pasur të qeverisë vetëm për xhepat e tij dhe të oligarkëve të tij. E tani që është mbledhur ai komisioni i ekonomisë aty, që po trajton lirinë nga taksat e tatimet e oligarkëve, ja kjo është diferenca e madhe e këtij Parlamenti, që studentin e kap prej fyti, e kërkon t`i marrë dhe qindarkën e fundit që prindërit i kanë bërë me djersë dhe mund, ndërsa atyre 5 oligarkëve kërkon tu heqë me gjoba, me taksa, me tatime, me detyrime sepse ky kryeministër i 5 vetave, përfshi vetën e tij dhe jo i 140 mijë studentëve dhe familjarëve të tyre.

SHKARKO APP