Mekaniku nga Kina e bën veturën e tij të lundrojë në lumë

Projektet e bëra nga njerëz të thjeshtë tërheqin shpesh vëmendjen e mediave dhe jo vetëm, të cilat herë pas here duan të dalin nga përshkrimi i kompanive të mëdha. Në Kinën qendrore, pranë lumit Zhenzi, Xiong Juan një mekanik dhe shpikës arriti të ndërtojë një makinë-anije. Çuditërisht ajo nuk është zhytur por kjo mesa duket sepse Xiang e di se çfarë është duke bërë. Krijimi i tij erdhi duke ndrequr komponentët e një automjeti për skrap dhe duke i bashkuar me pjesët e një minibusi të braktisur. “Motori i veturës ishte në pjesën e përparme, çka kur të kthehej në një barkë mund të bëhej problem pasi uji mund të depërtonte në të. Kështu që unë e zhvendosa atë në pjesën e pasme të veturës”, tha Jian.  Automjeti lundrues mund të mbajë deri në katër persona, mund të kthehet dhe të shkojë në drejtim të kundërt me rrymën e ujit. Xiong ka punuar për disa vjet me këtë projekt duke u gjykuar vazhdimisht. Por ai siguronte që çdo gjë të izolohej si duhej dhe automjeti të ishte i lehtë. Një tjetër arsye përse ai e ndërtoi ishte se lumi Zhenzi përmbytet thuajse çdo vit kështu që atij do t’i duhet ta përdorë automjetin që shkon deri në 20 km/orë.

YouTube player

 

SHKARKO APP