Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e shfaqjes

Pamje shembull E hënë, 19 Tetor 2026, 10:01 Dita e shtatë e revoltës, protestuesit nisin grumbullimin nga sheshi “Skënderbej”. Policia i shpërndan Një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, edhe pse protesta pritet të nisë pranë mesditës. Ata dëgjohen të përsërisin thirrjet kundër qeverisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Nisja e mësimit
  • Studentët dhe policia
  • Kriza politike
  • Mësuesit dhe dhuna
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Selia e PD
  • Dorëheqja e Ramës
  • Nisja e mësimit
  • Studentët dhe policia
  • Kriza politike
  • Mësuesit dhe dhuna
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mekanizma të rinj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore mes Shqipërisë dhe BE-së, drejt fundit tatimi i dyfishtë

Ekonomi E diel, 19 Korrik 2026 17:03
Mekanizma të rinj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tatimore mes Shqipërisë dhe BE-së, drejt fundit tatimi i dyfishtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe plotësimit të detyrimeve për Kapitullin 16, “Tatimet”, Ministria e Financave ka hartuar një projektligj të ri që synon t’i japë fund problematikave të tatimit të dyfishtë. Projektligji, i cili mban titullin “Për mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tatimore me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian”, përshtat plotësisht direktivat evropiane dhe synon të lehtësojë klimën e biznesit.

Një nga pengesat më serioze për investimet ndërkufitare dhe funksionimin e lirë të tregut mbetet tatimi i dyfishtë. Deri më tani, mekanizmat tradicionalë janë karakterizuar nga zvarritje të gjata dhe mungesë të një detyrimi përfundimtar për zgjidhje. Për t’i dhënë fund kësaj pasigurie juridike, ky projektakt vjen me një qasje të re.

Mund t'ju interesojë

Ministrja e Arsimit: Sot ka nisur mësimi në mbi 1400 shkolla në vend, mirënjohje për…

Ministrja e Arsimit: Sot ka nisur mësimi në mbi 1400 shkolla në vend, mirënjohje për…

Para 31 minutash
Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike!

Kryeministri Rama: Nuk ka asnjë tërheqje, nuk ka zgjidhje politike!

Para 1 ore
Rama: Studentët që sulmojnë policinë nuk do kenë shkollim falas, do paguajnë!

Rama: Studentët që sulmojnë policinë nuk do kenë shkollim falas, do paguajnë!

Para 1 ore

Sipas relacionit shpjegues të Ministrisë së Financave, qëllimi kryesor është “krijimi i një kuadri ligjor të brendshëm të plotë dhe efikas, i cili përcakton rregullat thelbësore dhe procedurale mbi mekanizmat e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shteteve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian.”

Risi dhe garanci për tatimpaguesit

Projektligji parashikon themelimin e një Komisioni Këshillimor ose një Komisioni Këshillimor Alternativ, i cili ndërhyn si organ i pavarur për të marrë vendime të detyrueshme në rastet kur autoritetet tatimore dështojnë të gjejnë mirëkuptim.

Për të mbrojtur të drejtat e subjekteve të prekura, dokumenti ofron afate strikte dhe shmangie të burokracive.

“Projektligji garanton një proces transparent dhe të shpejtë për tatimpaguesin, duke vendosur një kalendar strikt dhe të parashikueshëm për çdo fazë të procesit, duke filluar nga dorëzimi i ankimit, afati për pranimin ose refuzimin e tij, afati dy-vjeçar i procedurës së marrëveshjes së ndërsjellë dhe deri te afati i nxjerrjes së vendimit përfundimtar.”, thuhet në relacion.

Pikat kryesore të mbrojtjes përfshijnë së pari të drejtën e ankimit në Gjykatë. Nëse autoritetet tatimore bllokojnë procesin, tatimpaguesi mund t’i drejtohet Gjykatës Administrative për të zhbllokuar situatën.

Lidhur me lehtësirat për bizneset e vogla dhe individët, këtyre kategorive u mundësohet të ndërveprojnë vetëm me autoritetin kompetent shqiptar, duke shmangur kostot dhe barrierat gjuhësore me shtetet e tjera.

Vendimet përfundimtare do të publikohen në faqen e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke ruajtur të dhënat sensitive, por duke ofruar udhëzime për raste të ngjashme.

Efektet në ekonomi dhe buxhetin e shtetit

Zbatimi i këtij projektligji pritet të ketë një ndikim të thellë në rritjen e besimit të investitorëve evropianë për të operuar në Shqipëri. Ndërsa buxheti i shtetit do të mbulojë gjysmën e kostove procedurale për komisionet këshillimore (përfshirë shpërblimet për personat e pavarur), përfitimet afatgjata janë thelbësore.

Në relacion theksohet qartësisht pritshmëria nga ky akt.

“Efektet e pritshme të këtij projektligji reflektohen drejtpërdrejt në përmirësimin e klimës së investimeve dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte, pasi siguria se asnjë transaksion ndërkufitar nuk do të mbetet subjekt i tatimit të dyfishtë të pazgjidhur, forcon besimin e investitorëve nga Bashkimi Evropian për të operuar në Shqipëri.”, nënvizohet në relacion.

Ky ligj do të fillojë t’i shtrijë efektet e tij detyruese vetëm pas anëtarësimit zyrtar të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm në përgatitjen e administratës tatimore për t’u integruar me institucionet evropiane.

/rtsh.al/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me te lexuarat

1 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
Para 3 orësh

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

2 Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri
Para 12 orësh

Samanda, studentja që u përball me policinë: Jam 22-vjeç, nuk di sesi formohet një qeveri

3 Flet Erion Braçe për protestat
Para 12 orësh

Flet Erion Braçe për protestat

4 Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)
Para 17 orësh

Arlind Qori del para forcave policore dhe lëshon thirrjen …(video)

Te Perzgjedhura

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”
SPORTI 17 Tetor 2026, 10:46

Jovetić pa filtra: “Interi, një rrëmujë. Zënkat me Guarin dhe Icardin. Viola, një ëndërr”

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA
KULTURA 16 Tetor 2026, 10:15

Al Pacino, aktori legjendar, merr çmimin e karrierës nga SAG-AFTRA

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç
SPORTI 16 Tetor 2026, 09:04

Liga e Kampionëve: Skuadrat italiane në rrezik eliminimi, raundi i tretë kyç

Arlind Qori flet për revoltën studentore
DEBAT 14 Tetor 2026, 18:57

Arlind Qori flet për revoltën studentore

Shiko Të Gjitha
Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Më të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.