Merr fund miqësia, Enca dhe Beatrix i shpallin “luftë” njëra-tjetrës!

 

Dy këngëtaret Enca dhe Beatrix Ramosaj i kanë shpallur “luftë” të hapur njëra-tjetrës.

Ende nuk dihet shkaku se për ç’shkak, por fakti është se dy vajzat këngëtare kanë prishur miqësinë e tyre.

Për këtë ndjekësit dhe fansat e Encës dhe Betrix  u bënë dëshmitarë të sulmeve mes tyre.

Ishte Beatrix e para ecila postoi një foto në Instagram ku deformonte të pasmet dhe gjoksin, si ironi për fotoshopin që përdor Enca.

Kjo e fundit më vonë ka shkruar në rrjetet sociale se Beatrix e ka zili dhe se ajo ka marrë famë vetëm prej saj. – “Ne ishim shoqe derisa të mbyti xhelozia, por na shiko ne tani. Ku je tani? Pa karrierë, pa koncerte, rri në shpi, duke fol për mu. Xheloze ke qenë edhe të koncerti i shkollës kur u mundove të sabotosh paraqitjen time. E mbaj mend të vetmen herë që ke dalë në faqe të parë dhe vetëm se ke përmendur emrin tim. Po të jap 15 minuta famë, numëroji mirë. Apo s’di me mbledh? Për fansen time!”- kanë qenë fjalët e Encës. Më vonë ajo duket se u bë pishman dhe i ka fshirë.

Megjithatë, “lufta” mes tyre ka nisur dhe vazhdon…. 

SHKARKO APP