FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesazhi i Presidentit Begaj në Ditën e Punëtorëve: Sakrifica e tyre meriton vlerësim, dinjitet dhe mbështetje maksimale!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, uroi sot punëtorët për ditën e 1 Majit duke shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificën, përkushtimin dhe ndershmërinë e tyre.

Në një mesazh të posaçëm, Kreu i Shtetit vlerëson njerëzit e punës së ndershme duke theksuar se janë ata që ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë.

Mesazhi i plotë i Presidentit

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës, të cilët, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, ndërtojnë çdo ditë Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Puna e tyre meriton vlerësim, dinjitet dhe mbështetje maksimale.

Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë e fortë për të gjithë shoqërinë, që t’u japë punëtorëve, forcës që krijon përparim dhe begati, më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet. Faleminderit çdo njeriu të punës!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?