Mesila Doda bën një super-gafë në emision, Fevziu: Ai ka vdekur…

Situata politike është në kulmin e saj. Kjo ka bërë që politikanët ti shohim më shpesh në studiot televizive, të cilat prodhojnë edhe lajme argëtuese.

E tilla ka qenë ajo e deputetes së PDIU-së, Mesila Doda, e cila ishte e ftuar mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut për të folur për zhvillimet më të fundit politike.

Teksa fliste për situatën në Kosovë, deputetja e PDIU-së ka bërë një gafë, duke ngatërruar Millosheviçin me Vuçiçin. Drejtuesi i emisionit e vuri re menjëherë gafën e saj duke i thënë se Millosheviçi ka vdekur.

Mesila Doda: Ça do me thënë kjo, është ulur Millosheviçi me Thaçin…

Fevziu: Vuçiç se Millosheviçi ka vdekur…

Doda: Më falni, gabimi im… Vuçiçi…

SHKARKO APP