Mesila Doda ”tradhtoi” PD-në? Bardhi zbërthen raportet me PDIU-në
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komenton vendimin e Mesila Dodës për të qenë deputete e pavarur, edhe pse vjen nga radhët e PDIU, ajo e fitoi mandatin nga lista e sigurtë e koalicionit PD-Aleanca Shqipëria Madhështore në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Bardhit, regjistrimi i Dodës si deputete e pavarur është procedurë normale parlamentare në kushtet kur subjekti politik që ajo përfaqëson nuk i ka 7 deputetë për të formuar një grup parlamentar. Ai shtoi se ka pasur bisedë telefonike me Mesila Dodën dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin ku kanë diskutuar për vijueshmërinë e aksionit opozitar në Parlament.
”Zonja Doda nuk është deputete e PD. Ajo është deputete e PDIU dhe është në Kuvendin e Shqipërisë si deputete e asaj force. Duke qenë se nuk ka grup parlamentar pasi ka vetëm një deputet ajo parti, zonja Doda është regjistruar si deputete e pavarur. Është procedurë normale parlamentare. Nëse e kujtoj saktë vetëm dje mund të kem folur mbi 30 minuta për çështje që lidheshin me atë që po ndodhte në sallën e Kuvendit edhe me kryetarin e Partisë dhe me zonjën Doda që përfaqëson atë parti në Kuvend. Dhe kemi shkëmbyer mendime se si do të silleshim në atë seancë. Me atë akt antikushtetues që po kryente mazhoranca. Zonja Doda në dijeninë time është deklaruar si deputete në opozitë me qeverinë e Edi Ramës”,-tha Bardhi në ”A2cnn”.
KOHA JONË SONDAZH

