Mesila Doda ”tradhton” Berishën, zbulohet grupi i tretë parlamentar i opozitës

Mesila Doda do të jetë deputete e pavarur në Kuvend, edhe pse Sali Berisha e kishte në listën e mbyllur (të sigurtë) në zgjedhjet e 11 Majit. Doda pjesë e PDIU, ka zgjedhur që të jetë e pavarur në Kuvend, duke refuzuar t’iu bashkohet 3 grupeve parlamentare opozitare.

Nën siglën e PDIU-së, Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës, duke fituar automatikisht vendin si deputete.

Nga ana tjetër, janë mësuar edhe emrat e grupit të tretë parlamentar të opozitës, atë të Partisë Republikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i grupit do të jetë Fatmir Mediu, ndërsa për të formuar grupin për të cilin duhen 7 deputetë, i janë bashkuar Vangjel Dule nga PBDNJ, Artan Luku PAA, Greta Bardeli nga PD, Denisa Vata nga PD, Zija Ismaili nga PD dhe Fidel Kreka nga PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?