Mësuesit, paga 1250 euro në 2029

Paga mesatare e mësuesve do të jetë 1250 euro deri në vitin 2029. Ky është një nga objektivat e mandatit të katërt të qeverisë, të prezantuara në programin e kabinetit socialist në fushën e arsimit.

“Kur flitet më këto shifra sot duket joshëse, por mos harrojmë se ky është plani për katër vitet e ardhshme që do të thotë kostot ndryshojnë. 1000 euro sot nuk kanë të njëjtën vlerë si para katër vitesh, njësoj do të jetë edhe për 4 vite më vonë. Rritja duhet të bëhet në bazë të indeksit”, shprehet Suela Koçibellinj, aktiviste.

Zgjatja e orarit të qëndrimit të nxënësve në mjediset arsimore është një tjetër synim i qeverisë socialiste, përmes një programi të ri pas shkollor. Fuqizimi i arsimit profesional është në fokus të “Rama 4”, ku parashikohet dyfishimi i të rinjve, duke arritur 35% e numrit të përgjithshëm të nxënësve. Investimi pritet të shkojë në 60 milionë euro në ndërtimin e shkollave profesionale dhe instalimin e laboratorëve teknikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?