
Gjatë seancës gjyqësore në GJKKO, Ilir Meta komentoi me ironi transferimin e kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Fierit, duke e lidhur situatën me kritikat e tij ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Teksa gjykata ishte tërhequr në dhomën e këshillimit, ish-presidenti iu drejtua njërit prej mbështetësve të tij në sallë, duke komentuar kushtet në të cilat ndodhet kryebashkiaku i Tiranës.
“Çojini ndonjë gjë për të ngrënë Veliajt, se do e lënë edhe pa bukë këta, vetëm se kritikoi Vuçiçin”, deklaroi Meta nga kafazi i të pandehurve. Më tej, ai vijoi me komentet ironike për transferimin e Veliajt në Fier, duke thënë: “Çoni njeri në Fier, se do ngelë pa bukë. Do ngelni edhe pa kryetar bashkie”.
Deklaratat e Metës u bënë gjatë seancës së së enjtes, e cila u shty për më 5 nëntor, pasi mbrojtësit e të pandehurve refuzuan të uleshin pranë klientëve të tyre në kuadër të bojkotit të avokatëve. Gjykata vendosi caktimin e avokatëve kryesisht për Metën dhe Kryemadhin, komentet e ish-presidentit për Veliajn u kthyen në një nga momentet e seancës