Meta: Mbështetje e vazhdueshme për fermerët nga ana e shtetit

Kryetari i Kuvendi, Ilir Meta mori pjesë sot në panairin blegtoral “Gjeli i Detit, Zadrima 2014” të zhvilluar në Fishtë të Lezhës.

Në këtë aktivitet, ai bashkëbisedoi me disa prej fermerëve dhe blegtorëve të kësaj zone, ndërsa i garantoi për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e institucioneve shtetërore për zhvillimin e mëtejshëm të këtij aktiviteti.

Nga ana e tij, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i njohu fermerët me mundësitë e reja që afron paketa e re fiskale për fermerët dhe për blegtorët.

Në panair merrnin pjesë me dhjetëra rritës të gjelit të detit, ku u zhvillua edhe një konkurs i gjelave të detit. Panairi synon jo vetëm promovimin e këtij produkti të konsumit, por dhe afrimin së bashku të rritësit dhe konsumatorit.

Zona e Zadrimës në qarkun e Lezhës është e njohur në të gjithë vendin për rritjen e gjelit të detit, ndërkohë që ka filluar edhe eksportimi i tyre edhe jashtë vendit, duke promovuar në këtë mënyrë edhe traditën shqiptare. 

 

 

SHKARKO APP