Midhja e rrallë shfaqet ujërat e lumit Drin
Dreissena Polimorpha, është një lloj midhjeje që origjinën e saj ka në Detin Kaspik, por që tashmë është e shpërndarë në të gjithë kontinentin europian dhe ka ardhur deri në pellgun ujembledhës të lumit Drin. Riprodhimi i saj ndodh në periudhën ndërmjet muajve mars dhe tetor.
Pas çeljes së vezëve larvat kanë një periudhë jete pellagjike 10-ditore. Me pas nisin të marrin format e një individi të rritur dhe zbresin gjithnjë e më poshtë duke iu afruar objekteve dhe fundit të ujit.
Si të gjithë filtratorët, ato e merrin ushqimin nëpermjet filtrimit të ujit duke bërë njëkohesisht edhe frymemarrjen.
Ky bivalvore shumë interesant formon koloni të shumta. Pelqejnë të ankorohen nëpër shkëmbinjë të fortë ose objekte të zhytura në ujë, nëpermjet një ose disa fije mendafshi të krijuara nga gjendra të brendshme që quhet Biso. Në akuariume ka ngjyra shumë të bukura.
Në natyrë formojnë koloni të shumta dhe të dendura kudo. Në liqenin e Fierzes janë shumë të përhapura, sidomos nga pellgu i Kukesit e sipër deri në Skavicë e Zym, thonë biologët që po studiojnë këtë specie të rrallë për ujërat tona.