FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve, shoqërohen nga policia disa protestues

Situata jashtë ambienteve të Kuvendit është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte, teksa disa protestues kanë hedhur vezë dhe miell në drejtim të automjeteve që transportonin deputetët për në seancën plenare.

Pas incidentit, forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke shoqëruar disa persona që dyshohet se morën pjesë në aktet e protestës. Mes të shoqëruarve është edhe Gent Progni.

Ngjarja ndodhi pak para nisjes së seancës plenare, e cila po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në perimetrin e Kuvendit janë angazhuar qindra efektivë të Policisë së Shtetit, ndërsa janë vendosur barriera metalike dhe mjete të tjera të sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e rendit dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?