Mikpritja e veçantë në Tokio, Rama: Shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh falënderues nga Tokio, ku Shqipëria është pritur me ceremoni të lartë shtetërore gjatë vizitës zyrtare në Japoni. Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi mikpritjen japoneze si një shenjë të qartë të respektit që Shqipëria gëzon sot në sytë e botës.

“MIRËMËNGJES dhe me mirënjohjen për mikpritjen e veçantë me ceremoninë e lartë shtetërore në Tokyo, shenjë respekti për Shqipërinë e ndryshuar tërësisht në sytë e botës, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi kreu i qeverisë.

Vizita e Ramës në Japoni vjen në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Ceremonia shtetërore dhe pritja zyrtare në Tokio konsiderohen si një vlerësim i rolit dhe imazhit që Shqipëria po ndërton në arenën ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?