Milingonat përdorin diellin dhe kujtesën për t’u orientuar

Milingonat janë më shumë të ndjeshme në orientim se sa ne mendojmë. Shkencëtarët thonë se ato mund të orientohet shumë lehtë për të gjetur rrugën e tyre, pavarësisht se ku ndodhen dhe se me çfarë përballen.

Eksperimentet tregojnë se milingonat e ruajnë orientimin e saktë me anë të pozicionit të diellit në qiell, të cilat kombinojnë informacionin vizual me mjedisin që i rrethon. Jetesa në koloni të madha, bën që ato të kenë nevojë për sasi të konsiderueshme ushqimi në foletë e tyre.

Shpesh ato zvarrisin ushqim drejt foleve të tyre edhe nga distanca shumë të mëdha.  Shkencëtarët thonë se pavarësisht madhësia së tyre të vogël, truri i milingonave është shumë e sofistikuar dhe kanë një kujtesë të jashtëzakonshme, që e përdorin për të gjetur orientimin drejt folesë.

SHKARKO APP