Milva Ekonomi: Rregullimet e tregut turistik do kënë efekt në sezonin që po fillon

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj. Milva Ekonomi zhvilloi dje një takim me drejtues të sipërmarrjeve private. Takimi ishte në formë bashkëbisedimi lidhur me problematikat që ka sektori i biznesit në qytetin e Durrësit dhe si duhet të adresohen ato në të ardhmen.

Në fjalën e saj Ministrja Ekonomi foli fillimisht për reformat që janë ndërmarrë nga qeveria dhe që kanë përmirësuar ndjeshëm klimën e të bërit biznes. Ministrja i infiormoi bizneset për mbështetjen financiare që jepet në favor të bizneseve nga AIDA, sic janë fondet e konkurueshmërisë, për inovacionin për start up, për kreativitetin, dhe së fundi është hapur një fond për turizmin gjithë vjetor. Lidhur me këto fonde ajo tha se është dëgjuar zëri i biznesit dhe i atyre përfitues, dhe tashmë po punohet me disa propozime që vitin e ardhshëm fondi në dispozicion të jetë edhe më i madh.

Ministrja tha gjithashtu se në gjithë vizitat që ajo bën në sipërmarrje të ndryshme në vend, vihet re se ka pak informacion se si mund të mbrohet produkti shqiptar dhe si të mbrohet cilësia e tij. “Përsa i takon markave dhe patentave, sot kemi një ligj të ri të regjistrimit të pronësisë industriale që është miratuar së fundmi nga parlamenti, i cili lehtëson procedurat e regjistrimit dhe të mbrojtjes së markës”, tha Ministrja.

Lidhur me turizmin Ministrja përmendi gjithë rregullimet e tregut turistik që kanë ndodhur në këtë sektor në 20 muaj në Shqipëri, ku operatorët turistikë u ndanë në katër grupe kryesore: Agjenci udhëtimi, operatorë turistikë, udhërrëfyes turistike si dhe struktura akomoduese.  “Qeveria uli TVSH për turizmin nga 20 për qind të shkojë në 6 për qind. Erdhi si premtim i mbajtur edhe në saj të komunikimit të vazhdueshëm biznes -shoqëri. Nuk duhet të heqim dorë nga kjo formë komunikimi për të arritur plotësimin e objektivave përpjekje”, tha Ekonomi.

Një nga problematikat e ngritura nga biznesi ishte problemi i licencave për përpunimin e produkteve ushqimore, që lëshohen  nga AKU dhe QKB dhe që shpesh ka një procedurë e gjatë kohore. Ministrja tha se po punohet për një qasje më inovative pë lëshimin e licencave, duke marrë dhe eskperiencën e vendeve që njihen si reformatore në fushën e biznesit

SHKARKO APP