Minatorët protestojnë para Kuvendit, kërkojnë status të veçantë dhe pensione dinjitoze
Aktualitet Lajme E Enjte, 5 Dhjetor 2024 10:26
Dy protesta të ndara po mbahen sot para Kuvendit të Shqipërisë. Një prej tyre organizohet nga Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Shqipërisë dhe tjetra nga minatorë të mbështetur nga Lëvizja Bashkë.
Kërkesat e të dy palëve të protestuesve janë të njëjta.
Ata kërkojnë miratimin e statusit te minatorit dhe pensione dinjitoze, kërkesa këto që janë shpalosur edhe në protestat e mëparshme.