Ministri Demo dënon dhunën ndaj Policisë në protestën studentore: Gjashtë efektivë janë të plagosur

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka dënuar dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit në protestën përballë Ministrisë së Arsimit, pasi gjashtë efektivë mbetën të plagosur gjatë kryerjes së detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Përmes një reagimi publik, Demo theksoi se dhuna ndaj punonjësve të policisë nuk mund të konsiderohet ushtrim i së drejtës për të protestuar, ndërsa u bëri thirrje pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës.

“Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar”, u shpreh ministri, duke e dënuar pa rezerva dhunën ndaj efektivëve. Demo u uroi shërim të shpejtë punonjësve të plagosur, duke shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tij për ta dhe familjet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të plagosur ndërsa kryenin detyrën për garantimin e rendit dhe sigurisë. E dënoj pa asnjë rezervë dhunën ndaj tyre. Goditja e një punonjësi policie nuk është ushtrim i së drejtës për të protestuar.

U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet. U uroj shërim të shpejtë efektivëve të plagosur. Ata dhe familjet e tyre kanë mbështetjen dhe solidaritetin tim të plotë.

Policia e Shtetit do të vijojë të përmbushë detyrën e saj për garantimin e rendit dhe sigurisë, duke respektuar të drejtën për protestë paqësore dhe duke vepruar me profesionalizëm, përmbajtje dhe në përputhje me ligjin. Në këto momente, përgjegjësia e secilit është të kontribuojë në uljen e tensioneve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Politika 3475 (34.5%)
Shoqeria civile 6594 (65.5%)

Vota totale: 10069