Ministri Demo: Grant nga qeveria për bashkitë që ofrojnë shërbime më të mira

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi sot se gjatë vitit 2025 bashkive u janë alokuar rreth 4 milionë euro në kuadër të grantit të perfomancës.

Gjatë një konference për shtyp, Demo tha se granti i performancës u nda për herë të parë në nivel vendor gjatë vitit të kaluar.

Granti i performancës ka qenë i financuar 50% nga partnerët tanë, nga donatorët si ambasada zvicerane dhe po ashtu edhe nga buxheti i shtetit. Janë rreth 4 milionë euro që i janë alokuar bashkive në matjen e treguesve të qartë, përgjithësisht rregullativ për sa i përket funksionimit të tyre”, tha Demo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demo theksoi se në vitin 2026 do të thellohet koncepti i grantit të performancës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Besojmë se bashkitë që performojnë më mirë, bashkitë që kërkojnë shërbime më të mira për qytetarët, patjetër duhet të kenë mundësinë që të financohen. Ndaj granti i performancës do të kthehet në një instrument motivues për vetë bashkitë për të ofruar shërbime më të mira për vetë qytetarët. Ky do të jetë një vit shumë i rëndësishëm për grantin e performancës pasi do të kalojmë në matje specifike të shërbimeve që ofrohen në territor”, shtoi Demo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?