Ministri Demo pret Ambasadoren e BE-së: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, priti sot në takim Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, me të cilën diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit. Në fokus të bisedës ishte mbështetja e Bashkimit Europian për forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, luftën kundër krimit të organizuar dhe rikuperimin e aseteve kriminale, si dhe për menaxhimin e kufijve dhe migracionit, në përputhje me standardet evropiane dhe kërkesat e Schengenit.
Postimi i plotë
Kënaqësi të prisja sot Ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.
Mbështetja e BE-së është e rëndësishme për forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit, luftën kundër krimit të organizuar, rikuperimin e aseteve kriminale, si dhe për menaxhimin e kufijve dhe migracionit, në përputhje me standardet evropiane dhe kërkesat e Schengenit.
Në këtë fazë të procesit të integrimit, objektivi ynë është i qartë: institucione më të forta, bashkëpunim më i ngushtë brenda dhe jashtë vendit dhe, mbi të gjitha, rezultate konkrete, të matshme dhe të qëndrueshme.
Partneriteti me Bashkimin Evropian do të vijojë të mbështesë reformat dhe avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit.

