Ministri Demo: Reforma Territoriale për bashki më të forta dhe shërbime më të mira

Komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale vijon dëgjesat në qarqe, ku edhe janë ngritur shqetësime në lidhje me kompetencat e bashkive.

I pyetur lidhur me shqetësimet e adresuara nga kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu gjatë dëgjesës publike për kompetencat e bashkive, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha se qëllimi i reformës është që të forcohen bashkitë dhe të ofrohet shërbim më i mirë për qytetarët, duke marrë parasysh nevojat e identifikuara edhe nga aktorët vendorë.

“Kemi qenë të interesuar që ky proces të fillonte më parë. Mendoj se mendimet e të gjithë aktorëve duke vijuar me kryetarët e bashkive, anëtarët e këshillit bashkiak, qytetarët po ashtu, duhet të japin qëndrimin e tyre për sa i përket reformës dhe aq më shumë të japin mendimet e tyre për atë se çfarë është konstatuar 10 vitet e fundit në reformën e cila u fut në veprim në vitin 2015. Besoj se ka shumë për të diskutuar në shumë prej çështjeve që kryetari i bashkisë së Lezhës ka ngritur. Ajo çfarë di të them është se reforma territoriale është aty për të adresuar disa elementë që kanë të bëjnë me funksionin e bashkive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Funksionet e bashkive duhen mbajtur në konsideratë. Kuptohet se qeveria qendrore nuk do të bjerë gjithmonë dakord me bashkitë, nëse i marrim reformat me radhë, ka qëndrime të ndryshme. Ajo që ne duhet të garantojmë është se bashkitë duhet me ato që kanë kompetenca të deleguara dhe që burojnë nga ligji dhe aq më shumë me atë që do të ndodhë nesër sipas reformës, ne të garantojmë që të kemi bashki më të forta dhe të ofrojmë shërbime më të mira në territor”, tha Demo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?