Ministri Demo takon ambasadoren e Holandës, në fokus lufta kundër krimit të organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Marleen Monster.

Sipas ministrit, në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e sigurisë, luftës kundër krimit të organizuar dhe menaxhimit të migracionit.

Demo bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe avancimi i marrëveshjes së re dypalëshe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Takimi vjen në kuadër të përpjekjeve për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në çështjet e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është avancimi i marrëveshjes së re dypalëshe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ministrit marrëveshja synon të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë dhe konkret mes strukturave ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës.

“Holanda mbetet një partner i rëndësishëm për Shqipërinë, në fushën e sigurisë, sundimit të ligjit dhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian”, u shpreh Demo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 423 (9.8%)
Jo 3893 (90.2%)

Vota totale: 4316