FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gogu: Amnistia penale, ligj që mbron sigurinë publike dhe respekton reformën në drejtësi

Kuvendi miratoi me 84 vota ligjin për dhënien e amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 466 persona, ndërsa për 869 të tjerë ulet masa e dënimit.

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu thotë se ky është një ligj që mbron sigurinë publike, respekton reformën në drejtësi dhe njëkohësisht krijon mundësinë e rehabilitimit për ata që plotësojnë kushtet e përcaktuara nga ligji.

“Mes zhurmës së politikës së ditës, Kuvendi mori sot një vendim me pasoja konkrete për jetën e mijëra qytetarëve. Ligji për dhënien e amnistisë u miratua me 84 vota pro”, tha ai. Sipas Gogut, shteti duhet të jetë i aftë jo vetëm të ndëshkojë kur është e nevojshme, por edhe të vlerësojë momentin kur ndëshkimi ka përmbushur qëllimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gogu nënvizon edhe se amnistia përfaqëson një qasje të balancuar të shtetit ndaj drejtësisë, duke synuar riintegrimin shoqëror dhe forcimin e besimit në institucionet ligjzbatuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?