Ministri Gonxhja: Ekspozimi i mozaikëve, dëshmi të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore

Mozaiku i Tiranës është një nga thesaret e arkeologjisë shqiptare dhe ruan copëza të historisë sonë të antikitetit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, tha sot se në këtë monument do të ekspozohen për publikun mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit dhe të antikitetit të vonë të cilat gjenden në sitet tona më të rëndësishme arkeologjike.

Aktualisht në laboratorët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore po punohet për pastrimin, konservimin dhe përgatitjen e materialeve e gjetjeve gjatë sondazheve të vitit 2021, për ekspozimin e tyre, që do të sjellin më pranë publikut dëshmi të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore”, shkruan Gonxhja në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mozaiku i Tiranës daton që prej shek. III dhe është zbuluar në vitet ’70 të shekullit të kaluar gjatë punimeve për ndërtimin e një blloku pallatesh.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?