Ministri Gonxhja: Kalaja e Kaninës, së shpejti një destinacion edhe më tërheqës për vizitorët

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, inspektoi punimet në kalanë e Kaninës.

“Vijojnë punimet për ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, plane interpretimi dhe përmirësimi i eksperiencës së vizitorëve në 🏰Kalanë e Kaninës në Vlorë. Gjatë një vizite në fundjavën që sapo lamë pas, bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, pamë nga afër ecurinë e ndërhyrjeve, të cilat kanë përparuar ndjeshëm. Ky projekt në bashkëpunim edhe me CHwB Albania, synon jo vetëm konsolidimin dhe ruajtjen e strukturave historike të kalasë, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, duke e kthyer këtë sit kulturor të rëndësishëm në një destinacion edhe më tërheqës për publikun”, shprehet Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?