
“Nga janari në shtator 2025, Shqipëria ka mirëpritur 10,228,686 vizitorë, duke shënuar një rritje prej 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Ky trend pozitiv dëshmon për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të turizmit dhe për angazhimin e përbashkët në promovimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës”, shkruan ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.