FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike, jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thotë se reagimet dhe pakënaqësitë e të rinjve të Gjeneratës Z janë të kuptueshme, por theksoi se ata nuk kanë jetuar realitetin e Shqipërisë para vitit 2013, çka sipas tij e bën të vështirë krahasimin me situatën e sotme. Ai nënvizoi se vendi ka pësuar ndryshime të rëndësishme gjatë më shumë se dhjetë viteve të fundit dhe se këto zhvillime duhen marrë në konsideratë gjatë vlerësimit të realitetit aktual.

“Për gjeneratën Z kam një vëmendje të ndryshme, sepse ata janë shumë më të rinj, vijnë nga një jetë e cila e justifikon që padurimin e tyre ta shpalosin me një forcë si ajo që ndodhi në ditët e para të kësaj indinjate e cila u shpreh në ditët e para, që ishin krejt ndryshe nga këto ditët e fundit, që lënë shumë për të dëshiruar.

Duket nga pjesëmarrja dhe artikulimi që dëgjojmë. Kjo gjeneratë për nga mosha s’e ka arritur se çfarë ka qenë Shqipëria e vitit 2013, dhe Shqipëria e vitit 2026 duket sikur është Shqipëria e gjithë tranzicionit, në fakt nuk është tranzicioni dhe si me thënë, jeta e 2026-ës s’ka asnjë lidhje me atë që ka ndodhur para vitit 2013″, u shpreh ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk është aspak njëlloj. Ne kemi marrë një Shqipëri me një pajë tragjike në vitin 2013 në të gjitha pikëpamjet e parametrave të shtetit, në të gjitha parametrat e ekonomisë, shërbimeve jetike, uji, dritat. Në Shqipërinë e sotme s’paguan Tirana dritat e qyteteve të tjera të Shqipërisë. S’ke asnjë nga fenomenet që ne kemi mbartur. Ne kishim një buxhet shteti që lëngonte sepse s’paguante dot detyrimet e pak punëve publike të nisura. Gjenerata Z s’e ka jetuar atë periudhë dhe s’e ka atë informacion”, tha Gonxhja në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?