FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gonxhja për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit: Lamtumirë mjeshtër!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Dhimitër Anagnostit.

I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të kinematografisë shqiptare, “Nderi i Kombit” Dhimitër Anagnosti!

Një jetë e tërë e përkushtuar artit, ku në karrierën e tij mbi 40-vjeçare ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për kulturën kombëtare. Mes tyre spikasin filma që kanë hyrë në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Komisari i dritës”, “Plagë të vjetra”, “Në pyjet me dëborë ka jetë”, “Nëntori i dytë”, “Përrallë nga e kaluara”, “Duel i Heshtur”, “Në shtëpinë tonë” e të tjera vepra që i dhanë kinemasë shqiptare identitet dhe madhështi. Lamtumirë Mjeshtër!”, shkruan Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?