FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Gonxhja: Rekord pasagjerësh në Portin e Sarandës, mbi 30 mijë vetëm në prill

Porti i Sarandës ka shënuar rritje rekord të numrit të pasagjerëve gjatë muajve të parë të vitit 2026, duke konfirmuar trendin pozitiv të turizmit dhe transportit detar në jug të vendit.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja thotë se vetëm gjatë muajit prill 2026 në port janë përpunuar 30 567 pasagjerë, ose 52% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

“Ndërkohë, gjatë 4-mujorit të parë të këtij viti, numri total i pasagjerëve ka arritur në 52 770, duke regjistruar një rritje prej 72% në krahasim me vitin e kaluar”, theksoi Gonxhja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e fluksit lidhet me shtimin e turistëve të huaj, intensifikimin e lëvizjeve detare me Korfuzin, si dhe interesin në rritje për rivierën shqiptare si destinacion turistik. Saranda po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga portat kryesore turistike të Albania, duke mirëpritur çdo vit një numër në rritje vizitorësh nga vende të ndryshme të botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?