Ministri Gonxhja: Shqipëria vijon trendin rritës në turizëm, mbi 1.95 milionë të huaj në korrik 2026

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se në korrik 2026, Shqipëria u vizitua nga 1,955,099 vizitorë të huaj, kundrejt 1,825,490 vizitorëve në korrik 2025. Në një postim në rrjetet sociale Gonxhja tha se “kjo përfaqëson një shtesë prej 129,609 vizitorësh, ose një rritje prej rreth 7,1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Krahasuar me qershorin 2026, në korrik u regjistruan 608,820 vizitorë të huaj më shumë, duke shënuar një rritje mujore prej 45,22%”.

Sipas tij, të dhënat tregojnë një rikuperim të fortë pas ngadalësimit të regjistruar në qershor. Ndërsa periudha janar–maj 2026 regjistroi një rritje prej 8,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ritmi i rritjes zbriti në 1,3% në qershor dhe u rikthye në 7,1% në korrik. “Këto rezultate tregojnë se ngadalësimi i qershorit nuk u shndërrua në një prirje të qëndrueshme rënëse. Përkundrazi, korriku shënoi një rikuperim të ndjeshëm, duke iu afruar ritmit të lartë të rritjes të regjistruar gjatë pesëmujorit të parë”, tha Gonxhja.

Megjithatë, shtoi Gonxhja, nëse qershori 2026 do të kishte vijuar me trendin e njëjtë rritës, numri i vizitorëve të huaj në korrik do të rritej sipas atij trendi në rreth 2,094,542 vizitorë të huaj, çka e krahasuar me rezultatin faktik prej 1,955,099 vizitorë, paraqet një hendek prej 139,443 vizitorësh më pak, ose rreth 6.7% ndaj skenarit të projektuar për korrikun 2026. Ministri Gonxhja u shpreh se “ndikimi i vijimit të protestave dhe i episodeve shumë të dëmshme të sulmeve ndaj bizneseve të industrisë shqiptare të mikpritjes, gjatë korrikut, janë arsye shqetësuese për sektorin turistik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga ana tjetër aktivitetet vërtetohen jetike për të gjeneruar turizëm e ekonomi. Veçanërisht për korrikun kanë ndikuar pozitivisht festivalet dhe itineraret tematike, festat dhe ngjarjet e jashtëzakonshme si eventi i YE (Kanye West) në Tiranë, shumë show e koncerte të skenës artistike të pavarur ose nga institucionet dhe bashkitë, turet e legjendave si nata e Zucchero, eventet ndërkombëtare e konferencat e ndryshme në vend”, tha Gonxhja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3293 (72.5%)
Jo 1250 (27.5%)

Vota totale: 4543