Ministri Gonxhja takim me aktivisten Selimi, në fokus ngritja e një qendre kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja në kuadër të Samitit e Samitit të IV të Diasporës zhvilloi një takim me Emira Selimi, aktiviste për librin shqip dhe mësimin e gjuhës shqipe në Manastir dhe Denion Meidanin, ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Ata diskutuan për projekte e bashkëpunime konkrete në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe edukimit. Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja tha se në fokus ishte ngritja e një qendre kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe krijimi i skemave të punës për të rinjtë nga RMV që duan të punojnë në sektorin turistik shqiptar gjatë sezonit veror”.

Gonxhja tha edhe se trajtuam ide për bashkëpunimin mbi rikthimin në funksion muzeal të Shtëpisë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në art, kulturë dhe turizëm. Ministri konfirmoi vullnetin për të avancuar projekte që forcojnë lidhjet mes dy vendeve dhe promovojnë vlerat e përbashkëta të dy vendeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?