Ministri Gonxhja: Vijon puna pa pushim për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar
Lajme E Martë, 14 Tetor 2025 10:18
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, ka ndarë disa pamje nga kantieri i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
“Në kantierin e Teatrit të Ri Kombëtar, puna vijon pa pushim, ku dita-ditës po merr jetë një vepër arkitektonike që do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian të arkitekturës bashkohore!”, shkruan ministri Gonxhja në një postim në rrjetet sociale.


