Ministri Hoxha me përfaqësues të biznesit grek: Shqipëria, treg i hapur për investime

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një bashkëbisedim me përfaqësues të Unionit të Biznesmenëve Grekë në kuadër të Forumit Ekonomik të Delfit, duke vënë në fokus diplomacinë ekonomike dhe potencialin e Shqipërisë për investime të huaja.

Në një postim në rrjetin social X, Hoxha theksoi se Shqipëria ofron një treg të hapur dhe një ekonomi gjithnjë e më dinamike dhe miqësore ndaj investitorëve të huaj, duke nënvizuar mundësitë dhe garancitë që ofron vendi për biznesin ndërkombëtar.

“Greqia renditet sot si partneri i tretë tregtar i Shqipërisë dhe një treg gjithnjë e më i rëndësishëm për eksportet shqiptare, siç dëshmohet nga rritja e vazhdueshme e shkëmbimeve tregtare gjatë vitit 2025 dhe muajve të parë të vitit 2026”, shkroi Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri nënvizoi se, investimet greke janë po ashtu në një trend rritës, duke reflektuar interesin në zgjerim për tregun shqiptar, veçanërisht në sektorë kyç të ekonomisë dhe punësimit, ku operojnë sot mbi 800 ndërmarrje greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?