Ministri Hoxha në ministerialin e thirrur nga sekretari amerikan, Marco Rubio

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në Ministerialin mbi rikthimin e terrorizmit politik, të thirrur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Ministerialin ku merrnin pjesë përfaqësues nga më shumë se 60 vende, Hoxha theksoi se “ekstremizmi politik dhe përdorimi i dhunës për të arritur objektivat politike përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj vetë demokracisë”.

“Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë: në një demokraci, nuk ka as vend dhe as justifikim për dhunën si mjet politik. Historia jonë na kujton këtë lloj rreziku. Dikur një diktaturë brutale komuniste, që jetonte në një botë pa dritë dhe pa shpresë, sot si një demokraci e vendosur, një aleate e përkushtuar e NATO-s, një vend kandidat për t’u bashkuar së shpejti me Bashkimin Evropian dhe një partner i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, ne në Shqipëri e dimë çmimin e lirisë dhe rëndësinë e mbrojtjes së vlerave demokratike të fituara me mund”, deklaroi Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ministrit, ne duhet të forcojmë qëndresën demokratike, të luftojmë manipulimin dhe ndërhyrjen e informacionit të huaj, të përballemi me kërcënimet e sponsorizuara nga shtetet, duke përfshirë sulmet kibernetike keqdashëse. Hoxha u ndal në sulmet e vazhdueshme kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?