FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Hoxha takim me zyrtarë të lartë të DASH: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

Në margjinat e Ministerialit mbi Rikthimin e Terrorizmit Politik në Uashington, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau dhe me Nën Sekretaren Alison Hooker.

Me dy zyrtarët e lartë të DASH, ministri Hoxha diskutoi një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe partnerit të saj strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Së bashku me Zëvendës Sekretarin Landau, dhe gjatë një takimi më të thelluar me Nënsekretaren Alison Hooker, diskutuam një sërë çështjesh me interes të ndërsjellë me partnerin dhe Aleatin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe riafirmuam angazhimin e përbashkët për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë”, shkroi Hoxha në X.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hoxha shtoi se diskutimet nënvizuan gjithashtu lidhjen e fortë dhe të qëndrueshme midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, një miqësi e rrënjosur në vlera të përbashkëta dhe përforcuar nga dekada të tëra partneriteti të fortë. Ky partneritet sipas tij, mbështetet nga një angazhim i palëkundur për lirinë, demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?