Ministri i Brendshëm: Kemi komunikuar drejtpërdrejt me ambasadën amerikane, s’ka rrezik real

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha se lidhur me njoftimin e ambasadës amerikane ka pasur komunikime të drejtpërdrejta të strukturave të dedikuara të policisë me ambasadën amerikane dhe s’ka një rrezik real. Lamallari tha se Shqipëria ka marrë masa të shtuara sigurie në raport me zhvillimet ndërkombëtare.

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme u kam strukturave të antiterrorit, sigurisë publike dhe policisë kriminale të jenë në komunikim me ambasadën amerikane që është komunikuar se nuk ka informacione konkret për një rrezik real.

Fakti i dytë është që Shqipëria ka marrë masa të shtuara sigurie dhe kjo bazuar në zhvillimet ndërkombëtare që ndodhin ku janë të angazhuar maksimalisht strukturat e policisë duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me të paktën dy ambasada në vend”, tha Lamallari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?