FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Brendshëm mesazh për shoferët: Mund të mos shihni policë në rrugë, por teknologjisë nuk i shpëtoni dot

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë drejtuesit e automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Përmes një reagimi lidhur me forcimin e masave për sigurinë rrugore, Lamallari thekson se edhe në rastet kur nuk ka prezencë fizike të policisë në rrugë, monitorimi vijon pa ndërprerje falë teknologjisë së avancuar, me dronë dhe pajisje inteligjente.

“Mund të mos shihni policë në rrugë, por teknologjia është aty me dronë e mjete inteligjente që ndjekin çdo shkelje, në çdo aks, në çdo moment. Syrit të pagabueshëm të teknologjisë nuk i shpëton dot askush që shkel pedalin e gazit përtej normave, ata që janë në timon nën efektin e alkolit, të tjerë që përdorin edhe celularin apo ata që parkojnë vend e pavend”, shprehet Lamallari në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?