FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri i Drejtësisë, Gogu nga Korça: Amnistia së shpejti në Parlament

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu nga Korça ku zhvilloi një takim me juristët e qytetit, u shpreh se PS-ja do vijojë te mbështetë ndryshimet në kodin e procedurës penale qe ndalojnë pezullimin e ministrave të kabinetit qeveritar.

Nga ana tjetër ministri shtoi edhe se amnistia në burgje e cila ka marrë dritën jeshile në qeveri do kalojë për diskutime brenda pak kohësh në parlament dhe më pas do të kryhet implementimi i plotë i saj.

Pyetur nga gazetarët lidhur me pretendimet për lirimin e Erion Veliajt dhe favorizimin e tij të mundshëm brenda në burg, Gogu e ka shmangur si pyetje, duke treguar se drejtorët e burgjeve bashkë me të janë vetëm shërbyes të ligjit dhe të asnjë individi në veçanti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?