Ministri i Jashtëm takim me VanHorn: SHBA aleat strategjik, thellim i bashkëpunimit për sigurinë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një takim pune me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn.
Gjatë takimit u rikonfirmua partneriteti i fortë dhe i qëndrueshëm ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi i ngushtë dhe miqësia e kahershme, si edhe aleanca e palëkundur në kuadër të NATO-s.
Hoxha vlerësoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten një aleat kyç dhe partner strategjik për Shqipërinë.
Hoxha siguroi se Shqipëria qëndron përkrah aleatëve të saj në mbështetje të përpjekjeve për të parandaluar regjimin iranian nga sigurimi i armëve bërthamore apo armëve të tjera të shkatërrimit në masë, si dhe për të garantuar paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.
“Siguria e aleatëve tanë mbetet e panegociueshme”, u shpreh Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

