FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri për Pushtetin Vendor: Autobusë elektrikë nëpër qytete, projekti nis brenda vitit

Mnistri i Shtetit për Qeverisjen Lokale, Ervin Demo, gjatë një deklarate për mediat, ka bërë të ditur se brenda vitit nis projekti për të pajisur me autobusë elektrikë transportin publik urban në qytete.

Demo njoftoi se në mbledhjen e qeverisë është miratuar programi i ri “Rilindje 2.0”, me 11 objektiva strategjikë.

Transporti urban publik. Jemi duke trajtuar një numër të konsiderueshëm bashkish me transport urban me autobusë elektrikë. Bashkia e parë pilot do të jetë brenda tremujorit të fundit të vitit”, tha Demo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes objektivave të tjerë, përmendi forcimin e identitetit lokal, duke ndërtuar muze lokalë nëpër qytetet e vendit. “Këtu po fokusohemi në ndërtimin e parkimeve për të krijuar akses të vazhdueshëm. Janë identifikuar 160 mijë metra katrorë sipërfaqe në 12 bashki. Ish-fabrika të privatizuara ose në pronësi shtet. Këto janë potenciale ekonomike lokale që duhet t’i rikthehen komunitetit”, tha Demo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?